Policia e Korçës vijon të godasë rastet e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

Këtë të martë u vunë në pranga dy persona të tjerë, të akuzuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Dy të rinjtë kishin futur në furgonin e tyre 18 emigrantë të paligjshëm.

Këtyre të fundit u kishin premtuar kalim drejt vendeve të BE dhe për këtë do të duhet të paguanin nga 100 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *