Policia italiane ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, pasi në apartamentin ku banonte u konstatua një sasi lënde narkotike.

 

Karabinierët gjetën të fshehur në murin e banesës në lagjen “Madonna di Campagna” në Torino rreth 7 kg drogë. Ata vunë re një pako hashash dhe disa doza kokaine në një tavolinë në dhomën e ndenjes dhe në kuzhinë, si dhe peshore e materiale për paketimin e dozave.

 

I riu shqiptar, i cili jetonte në mënyrë të paligjshme në në Itali, u arrestua për posedim me qëllim shpërndarjen të lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *