Policia e Shkodrës ka asgjësuar mbi 19 mijë bimë kanabis në të gjithë qarkun, gjatë operacionit “Koordinata”.
Vetëm në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, efektivët zbuluan mbi 16 mijë bimë narkotike.
Sasia tjetër u gjet në Postribë, Pukë, Fushë-Arrëz etj. Kontrolli i territorit u bë nga ajri përmes helikopterëve ndërkohë që dhjetëra efektivë zbarkuan në terren.
Si rezultat i këtij operacioni, policia ka proceduar në gjendje të lirë një kryeplak si dhe rojen e mjedisit të zonës. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi.
/vizionplus.tv





