Tre persona janë plagosur këtë të enjte si pasojë e një aksideni rrugor të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Papër, ku mjeti kamion me drejtues shtetasin H.F., banues në Tetovë,  Maqedonin e Veriut, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me  drejtues shtetasin M.K., banues Laknas, Tiranë.

 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar  3 shtetas S.K., H.K., dhe E. K., pasi ishin pasagjer në mjeti tip “Benz”, të cilët u transportuan menjëherë në Spitalin e Elbasanit,  jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *