E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Ju jeni heronj, nuk fusni duart në xhepat e familjarëve”/ Rama, infermierëve: Ndihuni krenarë!

Kryeministri Edi Rama i quajti infermierët heronj, veçanërisht për punën e tyre të palodhur në ditët e pandemisë.

 

Reklamë

Në takimin e organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, shefi i qeverisë tha se bluzat e bardha duhet të jenë krenarë për veten sepse ata që fusin duart në xhepat e qytetarëve janë të paktë në numër.

 

“Individë të caktuar nuk janë në lartësinë e këtij misioni dhe nuk meritojnë të jenë as në mes të qytetarëve të lirë. Kjo keqardhje lidhet me faktin se ne e dimë shumë mirë që individë të atillë nuk janë përfaqësuesit e armatës tuaj. E dimë shumë mirë që shumica dërrmuese e infermierëve janë heronj, nuk janë njerëz të ulët që fusin duart në xhepat e familjarëve për të bërë detyrën në raport me pacientët. Nuk duhet të ligështoheni nga balta që e merrni të gjithë bashkë, nuk duhet të humbisni sensin e punës së jashtëzakonshme që jeni duke bërë. Duhet të jeni çdo ditë krenarë kur dilni nga shtëpia për të shkuar në punë dhe kur ju bie për të shkuar në shtëpi. Ajo që ju po bëni për popullin shqiptar është historike dhe kontributi është i paçmueshëm.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë