Subscribe

Omar Shamil është një ndër muxhahedinët iranianë, i cili erdhi ne Shqipëri në qershor të 2015 nga kampi irakian i Ashrafit. Ndryshe nga ajo qe mund të imagjinohet për maxhahedinët, që ne shqip do të thotë luftëtare të luftës së shenjtë, ata janë larg atij realiteti. Jetojnë në banesa të marra me qira, kryesisht në zonat periferike të Tiranës. Omari banon si qytetar i lirë në një apartament të vogël në zonën e Mëzezit, por për shkak të rrezikimit të jetës, na lutet t’ia fshehim fytyrën.

Omar Shamil:

Unë erdha në Shqipëri, pasi për mua ishte shumë e rrezikshme të jetoja atje, sepse qeveria iraniane ekzekutoi shumë nga të afërmit e mi. Nuk mund të kthehem në Iran, sepse aty ka diktaturë. Unë jam me profesion specialist “IT”, por e kam të vështirë të punësohem në vendin tuaj, pasi nuk kam vizë pune. Për këtë arsye, po ndjek dy kurse gjuhe, një në shqip dhe tjetrin në anglisht, pasi kjo është e vetmja mundësi punësimi këtu.

Me të mbërritur në Tiranë, Omari u dërguar në qendrën e azilkërkuesve të ndërtuar në zonën periferike të Babrrusë, por më pas vendosi të largohet dhe të jetoj 5 persona të tjerë të të njëjtit komunitet.

Këtu ditët më duken të gjata dhe për më tepër duhem të kujdesem për të gatuar edhe për 5 personat e tjerë që jetojnë me mua në banesë. Çdo person nga ne paguhet afërisht 45 mije lekë në muaj nga “vëllezërit opozitarë” të Iranit. Nuk e shoh si zgjidhje të jetoj për një kohë të gjatë në Shqipëri, por për momentin kjo është e vetmja mundësi qe kam. Kisha shumë prona në Iran, e, nëse do të jetoja atje, do të më arrestonte regjimi i ajatollahëve, sepse atje nuk ekziston koncepti liri”.

Edhe pse i frustruar nga përndjekja ndër vite e regjimit i Iranit, Omari na tregon për tradita e dhe kulturën e vendit të tij, ku është miku që duhet t’i shërbejë të zotit të shtëpisë. Në fund, Omari na përshëndet, duke na përcjellë të dera me ato pak fjalë shqip që ka mësuar në vendin tonë. Vetëm 15 kilometra larg kryeqytet përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, Vizion Plus, vizitoi kampin me numrin me te lartë te muxhahedinëve në Shqipëri. Të vendosur në godinat e një ish-universitet privat, dhe me siguri maksimale, ata hezitojnë sa po shikojnë një grup xhirimi, por ka edhe nga ato  që e shpërfillin rregullin, siç është rasti i zonjës Mahmude.

“Shqipëria është një vend i sigurt për ne. Qeveria juaj na ka garantuar jetën tonë dhe prandaj kemi ardhur këtu. Aktualisht në kamp jemi 100 persona dhe unë nuk e di nëse do të vijnë muxhahedinë të tjerë nga Iraku dhe për më tepër këtë gjë se kemi ne në dorë,  por qeveritë përkatëse.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *