Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi këtë të mërkurë disa takime me sipërmarrësit e vegjël dhe fermerët në Vorë.

Fermerët e Vorës u ankuan për rritjen e kostos dhe uljen e fitimit dhe mungesën e subvencioneve.

“Subvencione nuk ka fare. Zero, zero”, thotë një nga banorët e zonës. “Unë jam i mbytur, i zhytur në borxhe, me siklete e me ashtu. S’kam ç’bëj. Marrin me listë, të paktën vetëm në kohën e koronavirusit nja 700 – 800 mijë lekë”- shprehet pronari i një dyqani mishi në qendër të qytetit.

Ata shprehen se puna e tyre nuk vlerësohet, pasi nuk njohin asnjë ndihmë nga shteti dhe gjithçka e bëjnë vetëm me forcat tyre.

Ndërkohë, kreu i opozitës, Lulzim Basha garantoi fermerët dhe bizneset se qeveria e ardhshme do jetë në krah të tyre.

“Morëm vesh dje, kanë bërë një pagesë tjetër për inceneratorin, 500 mijë euro. Sa biznese mund të ndihmoheshin me këto? Thjeshtë të paguanin punëtorin, mos të hiqnin punëtorin nga puna. Se këto taksat tuaja janë. Do çlirojmë mundësitë, të punoni të gjithë edhe sipas mundësive që, sigurisht do vijnë duke u rritur, kur të çlirohet ekonomia edhe ju të fitoni, të punësoni, të ketë mirëqenie. 5 veta! S’mund të jetë Shqipëria e 5 vetave”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *