Subscribe

Mbështetësit e opozitës shqiptare po mbajnë një protestë kundër qeverisë për të cilën akuzojnë se është e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar.

 

Kështu shkruan “Associated Press” teksa raporton për tubimin e kësaj të shtune para kryeministrisë.

 

Lajmi është shpërndarë dhe në mediat e tjera ndërkombëtare si “Fox News”, “Reuters”, “New York Times”, “Abc News” etj ku thuhet se “Mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, u mblodhën të shtunën para zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij.

 

Me tej theksohet se “Opozita, deputetët e së cilës kanë hequr dorë nga vendet e tyre në parlament, refuzojnë të dialogojnë me Ramën, duke kërkuar një kabinet tranzitor pa atë për të përgatitur zgjedhje të parakohshme”.

 

Mediat citojnë edhe paralajmërimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për opozitën sa i takon përdorimit ose nxitjes së dhunës duke i kërkuar dhe uljen për bisedime. Sipas mediave tubimet e fundit janë bërë të dhunshme, dhe policia ka reaguar me hedhjen e gazit lotsjellës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *