Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para sulmeve amerikane...

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit nr....

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus,...

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje...

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe...

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo dhe Roberto...

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin...

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit në objektet...

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine Yamal fiton...

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një qytetar

Ja cilët janë dy simbolet e Krishtlindjes

25 Dhjetor 18:39

Për italianët, një popull i krishterë, grazhdi (presepe) dhe panettone janë dy nga simbolet e festës së Krishtlindjes.  Njihuni me shpirtin e festave të fundvitit në Itali…

 

Skena e Grazhdit është një ndër traditat më tipike të lidhura me periudhën e Krishtlindjeve, por më së shumti ka lidhje me rindërtimin tradicional të skenës së lindjes së Jezus Krishtit. Përmes saj, riprodhohen të gjithë personazhet dhe vendet tradicionale (siç është rrëfyer në ungjij, librat e shenjtë të krishtërimit) duke nisur nga shpella ku janë parë yjet, tre Dijetarët, barinjtë, gomari, qengjat e kështu me radhë. Kjo traditë është kryesisht italiane dhe mendohet të ketë lindur në periudhën e Shën Françeskos së Asizit, i cili në vitin 1223 ka realizuar prezantimin e parë të lindjes së Krishtit, duke përdorur personazhe të gjallë në një skenë me barinj (shpella, barinjtë me kopetë e tyre). Edhe në ditët e sotme, në qytete të ndryshme krijohen një sërë skenografish që pasqyrojnë ambientin e lindjes së Krishtit; skena teatrale me personazhe të gjallë dhe një fëmijë që interpreton Jezusin, ndërsa të rriturit interpretojnë Marian dhe Jozefin (prindërit e Jezusit), barinjtë me dhen të vërteta dhe personazhe të tjerë të frymëzuar nga tradita.

 

Tradita popullore

Krishtlindjet pa skenën e grazhdit humbasin shumë nga bukuria e tyre dhe si rrjedhojë edhe në ditët e sotme, çdo familje, për të gëzuar fëmijët (por edhe të rriturit) krijon atmosferën e skenës së grazhdit duke përdorur statuja të vogla të çdo forme dhe përbërjeje (nga ato më pak të kushtueshmet të stampuara në plastikë e deri tek ato të përpunuara mirë, të vërteta, skulptura prej balte ose të gdhendura në dru dhe të lyera me dorë). Statujat, sidomos ato më të çmuarat, përbëjnë një pasuri të vërtetë, e cila duhet lënë trashëgimi dhe kështu tradita kalon brez pas brezi duke u rinovuar me kalimin e viteve. Në këtë mënyrë atmosfera që ata kanë përjetuar kur ishin fëmijë do të përjetohet edhe nga vetë fëmijët e tyre.

 

Grazhdi, një vepër arti

Në Itali, në zonën e Dolomiteve (malet më të bukura në botë) gjendet Val Gardena, një zonë e famshme për zejtarët e saj, mjeshtra të mëdhenj dhe artistë në realizimin e skulpturave prej druri. Në këtë luginë, të pasur me pemë me një dru veçanërisht të përshtatshëm për t`u përpunuar, qysh prej shekullit XV, është zhvilluar tradita e realizimit të statujave për grazhdin kristian, traditë që ende vazhdon sot e kësaj dite. Fatlumët që kanë një grazhd prej druri, të gdhendur dhe të përpunuar me duar, janë të vetdijshëm se kanë një pasuri të vërtetë, qoftë për shkak të bukurisë por edhe për faktin se grazhde të tillë janë të rrallë. Statujat dallojnë për finesën dhe ngjyrat delikate. Përveç grupit të Lindjes (Jezusi dhe prindërit, Maria dhe Xhuzepe) personazhet që nuk duhet t`i mungojnë një grazhdi janë demi dhe gomari (që, sipas traditës, kanë ngrohur me frymën e tyre Jezusin e porsalindur) si dhe barinjtë me delet e tyre, ndër të parët që shkuan të vizitojnë Krishtin dhe t`i bëjnë atij homazhe./Living

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Krishtlindje Simbole Tradite

Nga e njëjta kategori

Sa kafe mund të pimë në ditë?

më shumë...

“Sekreti” me gjethe dafine dhe sodë buke që i jep freski shtëpisë

më shumë...

Kafe pa kafeinë, si ndikon dekafeinato në organizmin tuaj

më shumë...

Si të forcojmë zemrën, kockat dhe trurin, 4 frutat e thata që duhet t’i konsumoni sa më shpesh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para...

11:01

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para...

10:16

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt...

10:13

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen...

10:05

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me...

9:59

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo...

9:45

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga...

9:15

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit...

9:11

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine...

8:51

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet...

8:38

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria,...

8:34

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:27

Vonesa e ambulancës në Vaun e Dejës,...

8:23

“Do të mbetesh i përjetshëm”, Rodrigo De...

8:16

Tension para Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë hyrjen e...

8:03

Si të aplikoni për pensionin e pleqërisë,...

7:50

SHBA godet objektiva të Iranit pranë Ngushticës...

7:17

Kërkohet heqja e vetos në BE, 11...

7:15

Rudiger i thotë lamtumirë kombëtares gjermane, mbrojtësi...

7:00

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • “Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dësh...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 persona pas përpla...
  • Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen sekretari i përgj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.