Subscribe

Dieta mesdhetare, e konsideruar si më e përshtatshmja për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë, i është kushtuar një konferencë shkencore, në kuadër të javës së tretë të kuzhinës italiane.

 

“Apulian Lifestyle”, një projekt nga përtej Adriatikut, i cili promovon ushqyerjen e shëndetshme është prezantuar në Tiranë.

 

Të pranishëm ishin presidenti i rajonit të Pulias Michele Emiliano si dhe ambasador italian në Shqipëri, Alberto Cutillo.

 

Alberto Cutillo: “Projekti Pulia Lifestyle, është një iniciative shumë e rëndësishme e cila ndihmon në zgjidhjen e problematikave shumë të mëdha edhe në kontekstin shqiptar. Pastaj në promocionin e shëndetit, sigurinë elementare dhe stabilitetin në sektorin agrokulturor”.

 

Ndërkohë presidenti i Pulias, vlerësoi lidhjen mes dy vendeve.

 

Michele Emiliano: “Është e vërtetë qe kemi shkëmbime me shume vende te botes, por shkëmbimet me Shqipërinë, janë më të rëndësishme, më të qëndrueshme si dhe më të lidhura edhe emocionalisht nëse më lejoni, pasi edhe lidhjet personale që janë vendosur për ne janë me rëndësi të madhe”.

 

Mbrëmja inauguruese e Javës së Tretë të kuzhinës italiane u zhvillua në ambientet e rezidencës italiane. Ajo i është kushtuar rajonit të pulis, ndërsa të ftuarit kanë provuar kuzhinën dhe muzikën pulieze.

 

Degustimi i produkteve Marche është bërë edhe në Vlorë, ku janë ekspozuar prodhimet e vendit, e po ashtu nuk ka munguar muzika live.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *