SPAK ka dalë kundër kërkesës së avokatit Plarent Ndreca, i cili kërkoi që kryebashkiaku Erion Veliaj të mos mbahet në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore.
Gjatë seancës, prokurori Ols Dado argumentoi se qëndrimi në këtë strukturë nuk përbën problem, duke theksuar se bëhet fjalë për një kabinë xhami që mundëson komunikim përmes një hapësire të posaçme.
“Lidhur me kërkesën e avokatëve që Erion Veliaj të mos mbahet në kafaz, nuk besojmë se përbën problem. Nuk është kafaz, por një strukturë xhami dhe ka edhe një të çarë aty që mundëson komunikimin. Kushtet e GJKKO janë shumë të mira, si në një hotel me 5 yje”, u shpreh ai.
Deklarata e prokurorit u konsiderua e papërshtatshme nga gjykata, e cila i tërhoqi menjëherë vëmendjen gjatë seancës.
/vizionplus.tv





