Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka konfirmuar se sulmet ajrore izraelite në jug të vendit vranë 14 persona, pavarësisht një zgjatjeje të armëpushimit kohët e fundit. Dy gra dhe dy fëmijë ishin midis të vdekurve, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se 37 të tjerë u plagosën.
Më herët Hezbollahu tha se sulmet e tij ndaj objektivave izraelite në Liban dhe Izrael ishin një përgjigje ndaj shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit që nga dita e parë e shpalljes së armëpushimit të përkohshëm.
Ndërsa sa i takon bisedimeve midis SHBA-së dhe Iranit ato dështuan pasi Presidenti Donald Trump anuloi një udhëtim të planifikuar të zyrtarëve amerikanë në Pakistan.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se kërkesat e tepërta të SHBA-së kanë shkaktuar dështimin e negociatave të paqes në Islamabad, në komentet për gazetarët vendas pas mbërritjes në Rusi, ku do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin për tu konsultuar në lidhje me zhvillimet që lidhen me luftën
“Siç e dini, ne gjithmonë kemi zhvilluar takime me Rusinë për të diskutuar çështje të gjera, veçanërisht çështje rajonale dhe ndërkombëtare, dhe sigurisht që shumë çështje janë ngritur gjithmonë edhe në marrëdhëniet tona dypalëshe”, tha ministri.
Një zgjidhje e përhershme për luftën mbetet ende në pikpyetje, ndërsa valët e tronditjes ekonomike të luftës vazhdojnë të jehojnë në të gjithë botën.





