Një apartament i kthyer në ambient për ushtrim prostitucioni është zbuluar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Foleja 6”.
Gjatë aksionit, policia ka arrestuar dy shtetase nga Kina, të cilat ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira.
Ndërkohë, janë proceduar penalisht tre shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se përfitonin nga kjo veprimtari e paligjshme.
Gjatë ndërhyrjes, uniformat blu kanë sekuestruar edhe shuma parash të dyshuara si të përfituara nga prostitucioni, si dhe dy telefona celularë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 6″.
Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset nga Kina H. W., 40 vjeçe dhe K. Sh., 38 vjeçe, pasi nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Mysylm Shyri”.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për 3 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
/vizionplus.tv





