Subscribe

 

Policia Italiane ka zbuluar një nga depot më të mëdha të magazinimit të drogës në zonën e Puglias.

 

Dy shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publik, janë vënë në pranga, ndërsa 800 kg hashash dhe marihuanë, armë si dhe një sasi prej 32 mijë eurosh, u sekuestruan nga policia.

 

Agjentet bllokuan po ashtu edhe 2 furgonë e dy mjete të tjera, të cilat dyshohet se përdoreshin për transportin e lendes narkotike.

 

Sipas mediave, mësohet se dy shtetasit shqiptarë, u kapën mbrëmjen e së martës teksa po dorëzonin sasinë e lëndës narkotike tek një shtetas Italian. Ai nuk ka bere rezistencë gjatë arrestimit.

 

Ndërkohë, autoritetet Italiane të Barit po hetojnë për të zbuluar personat e tjerë të implikuar ne ketë linjë të trafikut të kanabisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *