Subscribe

2 punonjës të policisë,  në komisariatin e Rinasit u arrestuan nga SHÇBA falë bashkëpunimit me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

 

Almir Doda, 42 vjeç dhe Edmond Llaçini, 34 vjeç, nga Tirana u prangosën pas një hetimi disamujor me metoda speciale, pasi dyshoheshin se ishin përfshirë në veprimtari antiligjore, si pjesë e  një grupi të strukturuar kriminal, duke ndihmuar persona të ndryshëm për kalimin e kufirit, në kundërshtim me procedurat ligjore.

 

Për të dy efektivët e policisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *