Irani paralajmëroi të premten se do ta konsideronte çdo sulm në territorin e tij, përfshirë sulmet e kufizuara, një “akt agresioni”, në një kohë kur Uashingtoni po rrit presionin ushtarak mbi Teheranin.
Të premten, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se po shqyrtonte një sulm të kufizuar ushtarak ndaj Iranit nëse Teherani nuk arrinte shpejt një marrëveshje me SHBA-në.
Duke iu përgjigjur kësaj deklarate sot, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmail Baghai, në një konferencë për shtyp në Teheran, theksoi: “Sa i përket pyetjes së parë në lidhje me një sulm të kufizuar, nuk ka sulm të kufizuar. Një akt agresioni do të konsiderohet një akt agresioni. Pikë.”





