Subscribe

Investitorët e huaj vijojnë të këmbëngulin se niveli i lartë i korrupsionit dhe informaliteti janë dy nga shqetësimet kryesore që ata hasin në punën e tyre të përditshme në Shqipëri.

 

Sa i përket aksionit anti-informalitetit, bizneset e huaja thonë se, qeveria luftën kundër këtij fenomeni duhet ta shndërrojë në  një reformë të mire studiuar dhe jo të fokusohet në fushata.

 

Këto shqetësime por edhe sugjerimet për rishikim të disa ligjeve në vend, shoqata e investitorëve të huaj i ka paraqitur tek “libri i bardhë” një format ky i i dorëzuar në qeveri.

 

Qeveria ka ndërmarrë një nisme për të lehtësuar burokracitë për sipërmarrjen si një nga format e lehtësimit të të bërit biznes në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *