Subscribe

Gjatë tremujorit të tretë të 2015-ës, ekonomia është rritur me 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për herë të parë pas shumë vitesh të dhënat për konsumin e popullatës kanë rezultuar pozitive, duke shënuar një rritje në vlerën 1.4%. Sipas Institutit të Statistikave, kontributin kryesor në rritjen ekonomike e ka patur ndërtimi, industria dhe komunikacioni. Një prej degëve qe ka performuar më mirë në vite, bujqësia, ka shënuar rënie në vlerën -1.4%, një shifër kontradiktore kjo, kur të dhënat zyrtare të ministrisë së Bujqësisë flasin për një rritje të eksporteve të prodhimeve vendase. Sipas INSTAT,edhe rënia e të ardhurave në buxhetin e shtetit nga taksat ka dhënë një efekt negativ në ekonomi, duke shënuar rënie me 0.14% kundrejt një viti më parë. Nga të gjithë sektorët e ekonomisë, ai i cili ka patur rritjen më të madhe për përgjatë muajit korrik, gusht dhe shtator ka qenë ai i ndërtimit. Vlera që INSTAT i jep rritjes së këtij sektori është 16.5%, por në fakt kjo shifër mbetet e debatueshme për shkak se numri i lejeve të ndërtimit të dhëna në këtë periudhë të publikuara nga vetë INSTAT është më i ulëti në 2 vitet e fundit me vetëm 12 leje. Diskutimet janë të hapura edhe për faktin se ecuria e shpenzimeve kapitale në këtë periudhë, po ashtu është me rënie. Zëri në buxhet për investimet publike është tkurrur me 54 milion dollarë të pashpenzuara, për shkak të ecurisë së ngadaltë të punimeve në infrastrukturë. Qeveria parashikoi në fillim të 2015-ës se rritja ekonomike do të ishte 3%, por që kjo shifër të llogaritet saktë duhet që të dalë dhe rritja ekonomike për tremujorin e fundit. Fondi Monetar dhe Banka e Shqipërisë, ne pritshmërinë e tyre vlerësojnë se ekonomia jonë nuk kalon rritjen 2.7% për 2015-ën. Po kështu dhe vete qeveria ne dokumentin me te fundit te programit ekonomiko-fiskal, e ka ulur parashikimin ne 2.7 %.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *