Gjykata kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e Ilir Metës për liri.
Ish-Presidentit do t’i duhet të qëndrojë në arrest në burg, duke lënë në fuqi masën ndaj tij.
Ndonëse SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve e dërgimin e çështjes, Presidenti i Partisë së Lirisë do të vazhdojë të qëndrojë në burg me vendim të gjyqtarit Erjon Çela.
Ish-Presidenti akuzohet se ka kryer korrupsion, pastrim parash e fshehje të origjinës së tyre në lidhje me dosjet Cez-Dia, lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për shpenzime familjare.
/vizionplus.tv





