Subscribe

Qeveria e konsideron sukses emetimin e eurobondit prej 650 mln eurosh.

Realizimi i këtij ankandi për ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, tregon se investitorët i besuan qeverisë dhe kjo u vërtetua nga pjesëmarrja e lartë, si për nga numri i investitorëve ashtu edhe nga shuma e ofruar.

Në këtë ankand u ofruan 114 investitorë, ndërsa shuma e ofruar u arrit në 1 miliard euro. Për ne këto të dhëna janë një dëshmi e besimit që investitorët treguan ndaj Shqipërisë.

E veçanta e kësaj huamarrje është fakti se ajo do të shlyhet për 10 vite, afati më i gjatë i maturimit se çdo Eurobond tjetër, ndërsa norma e interesit arin në 3.75%. Por pse vendet fqinjë arrijnë të sigurojnë norma interesi më të ulëta se Shqipëria?

 

Këto krahasime duhen bërë me perfohttps://www.youtube.com/watch?v=BXIYZznVyYYmaë e ekonomisë tonë. Ecuria e një ekonomie duhet të matet me historinë e saj. Unë nuk do doja ta krahasojë veten me vendet fqinjë, por e krahasojë me ecurinë tonë të brendshme. Norma e interesit është njësoj sa një vit më parë, por me një afat më të gjatë maturimi. –shpjegoi ministrja.

Po ku do të përdoren këto para?

Qeveria do të financojë nevojat e buxhetit për këtë vit dhe për 2022. Pjesa e madhe do mbetet për vitin 2022. Do financojmë projekte të mëdha infrastrukturore që i kemi bërë tashmë publike, por edhe në shëndetësi arsim e bujqësi. Do përdoret pra, për reformat madhore.

Ministrja tha se qeveria ka në fokus uljen e borxhit publik, i cili këtë vit pritet të arrijë në 80% të prodhimit të brendshëm bruto. Ndërsa në viti e ardhshëm ai parashikohet të ulet me 1%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *