Policia e Vlorës ka ndaluar një 42 vjecar i cili ishte shpallur në kërkim mbi bazën e një dënimi të marrë në Itali për trafik lëndësh narkotike.
Shtetasi me iniciale M.Y është dënuar nga Gjykata e Brescias në Itali me 4 vite burg, dhe pritet që të ekstradohet drejt këtj vendi për të vuajtur dënimin.
Vlonjati 42 vjecar u kap nga policia në lagjen “Pavarësia”.
Njoftimi i policisë:
Bashkëpunimi ndërmjet Policisë, Interpol Tirana dhe Komunitet, vë në pranga 42 vjeçarin nga Vlora
Në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizuan punën në grup për kapjen dhe arrestimin e 42 vjeçarit M.Y në lagjen “Pavarësia” Vlorë.
Gjykata e Breshias/Itali në vitin 2018, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar ndaj shtetasit M.Y., për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” sipas Kodit Penal Italian.
Kjo Gjykatë, në Shkurt të vitit 2019 e ka dënuar shtetasin M.Y me 4 vite burgim.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mët





