Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ditën e sotme u takua me kryetarët e grupeve të opozitës, Gazment Bardhi, Tedi Blushi dhe Fatmir Mediu.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit, tha se propozimi i PS-së për krijimin e 11 Komisioneve Parlamentare është i papranueshëm.
Sipas Bardhit, mazhoranca kërkon të përjashtojë opozitën nga procesi i integrimit.
Gazment Bardhi: Për PD e papranueshme që në Asamblenë e PS të njoftohet publiku për organizimin e Kuvendit, janë organizma të përbashkëta pune të opozitës dhe mazhorancës. Organizimi duhet të jetë rezultat i punës së të dyjave.
Fakti i bërë sot i kryer me caktimin e kryetarëve dhe zëvendës kryetarëve, tregon frymën autoritare që Edi Rama ka instaluar në Republikën e Shqipërisë. Shkrija e komisionit Europian, mekanizmin që kishte në dorë opozita zerohet pasi ky komision është bashkuar me komision e jashtëm.
Shkrirja vërteton vullnetin e mazhorancës për të përjashtuar opozitën nga procesi. Shqipëria i pari vend që përjashton opozitën që nuk ka komision të dedikuar për integrimin kur e ka prioritet procesin./vizionplus.tv





