Subscribe

Ky është Alessandro Castriota Scanderbeg, një prej pasardhësve të Gjergj Kastriotit.

 

Ai vjen në Shqipëri sa herë që i jepet mundësia, për të rikujtuar një nga figurat më me ndikim të historisë së kombit.

 

 

ALESSANDRO CASTRIOTA SCANDERBEG

PASARDHES I SKENDERBEUT

 

“Kanë kaluar 15 gjenerate nga heroi kombëtar Skënderbeu. Brezat e parë, djali dhe nipi i tij janë munduar të rikthehen në atdheun e tyre, por asnjë nga operacionet ushtarake që ata bënë nuk rezultuan me sukses. Për këtë arsye pasardhëseve të Skënderbeut u është dashur të rriten dhe të jetojnë nëe Itali. Ne jemi të vetëdijshëm që kemi një paraardhës që na bën të ndihemi në një fare mënyrë superior, sepse edhe sikur një ditë na duhet të rikthehemi në atdhe, jemi një familje me prejardhje shqiptare. Fakti që paraardhëris jonë është një hero në Shqipëri është një ndjesi që nuk arrij dot ta shpjegoj me fjalë.”

 

Jeta e djalit të heroit kombëtar vjen e pasqyruar në një vepër të përshtatur për fëmijë. “I fundmi i Kastriotëve” është një libër i nisur prej Andon Frashrit dhe i përfunduar nga shkrimtari Bedri Dedja.

 

 

EDLIRA DEDJA

E BIJA E BEDRI DEDJAS

 

“I fundmi i Kastriotëve ka qenë një libër i Andon Frashëtit dhe ngaqë ka qenë i dënuar në kohë të diktaturës emri i tij mbeti në harresë. Im atë e mori këtë vepër dhe nga skeleti i saj ndërtoi një roman për fëmijë me të njëjtin titull. Historia është e vërtetë dhe është shumë pak e njohur nga lexuesi shqiptar. Fëmijët e njohin shumë mirë historinë e Skënderbeut, por nuk dinë se çfarë ndodhi pas vdekjes së tij, sepse Shqipëria përjetoi shekuj te tere ne errësirë.”

 

 

Ky libër vjen për të gjithë lexuesit e vegjël i ilustruar dhe me figura, për ta bërë atë më të kuptueshëm dhe tërheqës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *