Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami ka komentuar deklaratën e bërë ditën e djeshme nga Lulzim Basha, i cili e konsideroi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të papranueshëm, teksa shtoi se në 25 prill u deformua vullneti i votuesve.
Përmes një postimi në “Twitter”, Selami shkruan se mosnjohjen e zgjedhjeve është një akt antishqiptar dhe aspak demokratik.
“Mosnjohja e zgjedhjeve nje akt jo demokratik dhe antishqiptar”, shkruan Eduard Selami.