Italia vijon të mbetet vatra më aktive e koronavirusit në Europë me mbi 12.400 viktima, ndërsa numri i të prekurve i ka kaluar 105 mijë. Mediat italiane kane publikuar lajmin se 28 vjeccari shqiptar, Lucjano Elezi ka humbur jeten.

 

Ai ishte identifikuar bartës i Covid 19, dhe pas kurimit, kishte bërë testin e parë në të cilin kishte rezultuar negativ. I riu ishte në pritje të testit të dytë ndërsa ishte vetëkarantinuar në shtëpinë e tij në Trentino në veri.  Ai u gjet i pajete në banesën e tij.

 

Por koronavirusi nuk po kursen as minorenët. Pas vdekjes së një 12 vjecareje në Belgjikë, një 13 vjecar ka humbur betejën në Mbretërinë e Bashkuar. Familjarët e viktimës thane se djali i tyre nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër.  Në Europë, numri i viktimave ka shënuar të tjera rekorde.

 

Ne Spanje 864 paciente kane humbur betejen me semundjen, ndersa numri total i viktimave eshte 9.053.

 

Qeveria spanjolle miratoi paketën e tretë të masave ekonomike për të lehtësuar dëmin e shkaktuar nga izolimi. Propozimet e reja përqendrohen në grupet më të prekura dhe tashmë pritet të miratohen nga kongresi.

 

Në Francë numri i viktimave është dyfishuar këtë javë. Vetëm një ditë më parë 499 persona humbën jetën brenda 24 orëve, ndryshe nga 240 të raportuara rreth një javë më parë. Franca ia kaloi Kinës me numrin e viktimave. Mes atyre qe kane humbur jeteb janë 68 persona nën moshën 30 vjeccare. Gjermania ka shënuar 775 viktima ndersa numri i te infektureve ka shkuar ne mbi 71.000.

 

Por ndërsa beteja me sëmundjen vijon në Europë, të paktën një milion njerëz kanë humbur punën e tyre gjatë dy javëve të fundit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *