Holanda vlerëson kthimin e normalitetit në Parlament dhe nisjen e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore. Ambasadori i Holandës Reinout Vos nga Korça theksoi se bashkëpunimi mes dy kampeve të politikës është i rëndësishëm jo vetëm për ndryshimin e ligjit elektoral, por edhe për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian

“Ne të gjithë e dimë që sistemi zgjedhor ka nevojë të reformohet për rritjen e cilësisë së demokracisë dhe jam shumë i lumtur që opozita është kthyer në parlament. Dhe është e rëndësishme që opozita dhe partia që qeverisë vendin të punojnë së bashku sepse anëtarësimit në BE është përgjegjësi e të gjithë shqiptarëve, dhe është një përgjegjësi e madhe e parlamentit”, tha ambasadori.

Në procesin e integrimit diplomati holandez ka vënë theksin tek rëndësia që ka sistemi i drejtësisë

“Shumë i rëndësishëm. Shteti ligjor është pjesë themelore e negociatave prandaj grupi i parë i kapitujve që hapen janë ata që lidhen me shtetin e së drejtës. Ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm dhe shpresoj që negociatat të nisin shpejt”, tha ambasadori.

Por ambasadori Vos është treguar i kujdesshëm në lidhje me komisionin që u ngrit vetëm me votat e mazhorancës për dezinformimin nga shteteve e huaja

“Dezinformimi është një problem universal dhe ne do të ndjekim çfarë do të ndodhë, çfarë ligji do të miratohet. Për momentin nuk mund të them asgjë për këtë iniciativë”, tha Reinout Vos.

Diplomati ka vlerësuar pozitivisht punën që Shqipëria ka bërë për të përmbushur detyrimet e vendosura nga Brukseli, duke theksuar se ende ka shumë gjëra për të përmirësuar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *