Një aksident i rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në aksin Fushë-Krujë-Milot në afërsi të Thumanës.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se 60-vjeçari, Hamit Gabili, është përplasur për vdekje nga një trajler në rrugën e Fabrikës së Çimentos.

Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit, ndërkohë që është shoqëruar në komisariat drejtuesi i trajlerit.

Njoftimi policise

Krujë/ Më datë 29.04.2024, rreth orës 18:05, në Thumanë, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin F. Xh., ka aksidentuar shtetasin H. K., 65 vjeç, nga Kruja, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *