Situata e koronavirusit kishte pezulluar në Greqi mundësinë e rinovimit të lejeve të qëndrimit për mijëra shqiptarë, të cilët banojnë në vendin fqinj. Qeveria greke ka vendosur që të shtyjë automatikisht lejet e qëndrimit për emigrantët deri në 31 dhjetor 2020, duke i dhënë fund ankthit të emigranteve të cilëve u kishte skaduar afati i dokumenteve.
Nga kjo shtyrje përfitojnë të gjithë emigrantët të cilëve u skadonte ky dokument nga 1 dhjetor 2019 deri në 11 mars 2020 dhe nuk u mundësua aplikimi për rinovim, si dhe lejet e qëndrimit që skadojnë nga 12 mars 2020 deri në 30 qershor 2020, rinovohen automatikisht deri në ditën e fundit te 2020.
Ky akt normativ është i vlefshëm edhe për vërtetimet të cilat gjithashtu skadonin ne fund te muajit qershor. Këto dokumente konsiderohen automatikisht te vlefshme pa asnjë detyrim lëshimi të një akti te ri. Vendimi i cili tashme është publikuar në fletoren zyrtare ne Athinë, parashikon edhe mundësinë e dërgimit me postë te lejeve të qëndrimit te cilat ishin miratuar, por emigrantet shqiptare nuk mund t’i tërhiqnin nga zyrat e shtetit.





