Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjen së Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Rama ka falënderuar Salën për kontributin e saj në qeveri, duke vlerësuar angazhimin në programin e ri të reformave.
Kryeministri, me anë të një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se Sala do të vijojë të japë kontributin e saj, paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar.
“Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin dhe profesionalizëm dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar. Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”, shkruan kreu i qeverisë.
/vizionplus.tv





