E mërkurë, 21 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr pranë xhamisë në Gjoricë, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr është përhapur pasditen e sotme në fshatin Gjoricë, në afërsi të xhamisë dhe shumë pranë banesave të zonës.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi, ndërsa përhapja e tyre ka shkaktuar shqetësim te banorët për shkak të afërsisë me shtëpitë. Situata kërkon ndërhyrje të shpejtë për të parandaluar avancimin e zjarrit drejt zonës së banuar.

Banorët po ndjekin me shqetësim situatën, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe sipërfaqja e dëmtuar. Zjarrfiksja ka bere te mundur izolimin e zjarrit nga banesat per momentin e ka nen kontroll.

Vazhdo të lexosh

Reklamë