Rritet numri i daljeve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Nëse në datën 22 dhe 23 të këtij muaji nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj kanë dalë vetëm 13 shtetas shqiptarë, të cilët shkojnë në Greqi për punë sezonale, ndërsa një ditë më parë nga vendi ynë kanë dalë 182 shtetas shqiptarë, të cilët shkojnë për punë sezonale në shtetin helen.

 

Të njëjtat burime thanë se ky numër ka qenë në rritje edhe paraditen e sotme.

 

Nga stacioni i kalimit kufitar të Kapshticës zyrtarisht u tha se nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kanë hyrë 60 shtetas. Kjo pikë kufitare vazhdon të jetë e bllokuar nga greket për shtetasit e tjerë përfshi këtu edhe shtetasit europianë si dhe shtetasit shqipatarë me karta greke.

 

Ashtu siç nuk lejohen mjetet e shërbit taksi, të shërbimit publik si dhe ato to tonazheve të rënda. Nga ana tjetër, nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës numri i hyrje-daljeve vazhdon të jetë i lartë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë lëvizur në të dyja anët e kësaj pike kufitare diçka më shumë se 5700 shtetas.

 

Një ditë më parë kanë dalë nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut 3733 shtetas, duke shënuar kështu numrin më të lartë të daljeve në 6 muajt e fundit. Kjo edhe për atë sepse shqiptarët vazhdojnë ta përdorin Maqedoninë e Veriut si vend trazit për të kaluar në Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *