Subscribe

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën arrest me burg për Alkond Bengasin. Ndonëse në dëshminë e parë ka mohuar të ketë gisht në ngjarje, 34 vjeçari nga Elbasani ka treguar më pas edhe emrat e tjerë me të cilët punonte në servis.

 

Bengasi u ka thënë prokurorëve se kishte rreth 6 muaj që punonte në servisin e marrë me qera nga kushërinjtë e tij, Klement e Eldi Çala, tashmë të shpallur në kërkim nga policia, si të dyshuar në përfshirë në grabitjen e miliona eurove në Rinas.Burime nga organi i akuzës konfirmojnë për Vizion Plus se Bengas ka pranuar ekzistencën e furgonit të modifikuar me mbishkrimin hetimi tatomor. Po sipas burimeve 34 vjeçari do të jetë i penduari i parë i drejtësisë për këtë ngjarje.

 

Mbi të rëndojnë akuzat e “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”  dhe “vrasjes së punonjësve të policisë “ e kryer në bashkëpunim , mbetur në tentativë.

 

Krahas Bengasit, në policinë e Tiranë po mbahen edhe 3 të arrestuarit e tjërë si të përfshirë në supergrabitjen e rinasit, Saimir Çela, Oltian Veseli dhe Renaldo Sula.Ata do të njihen të mërkurën me masën e sigurisë.

 

Në policinë e kryeqytetit ishin edhe prokurorët e çështjes, Besnik Muçi dhe Arenc Çela. N grabitje dyshohet te je të përfshirë të paktën edhe 5 persona te tjere.

 

Unifotmat blu janë në kërkim edhe të dy shtetasv ndërkohë që po verifikohet edhe roli i një femre për të cilën dyshohet se ka ndihmuar, në djegien e makinës së dytë.Grupi hetimor pretendon se ka dokumentuar me prova të pakundërshtueshme autorësinë e supergrabitjes së rinasit ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë humbi jetën Admir Murataj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *