Subscribe

Gjykata e Tiranës la ne burg Lule Makashin, ndërkohë që caktoi detyrim paraqitje për vajzën e saj Adeila Makashi. Dy të akuzuarat për mashtrim me vizat kanadeze, nuk pranuan masat, pasi sipas tyre, problemet vinin nga Kanadaja dhe jo agjencia e tyre. Për zgjidhjen e problemeve, Lule Makashi tha para gjykatës se ishte nisur drejt Kanadasë, por sapo mbërriti në Rinas u arrestua nga autoritetet shqiptare. Ndërkohë, Adeila Makashi tha se ka qenë punonjëse në agjenci. Për mashtrimin me vizat kanadeze u arrestua edhe një person i tretë si bashkëpunëtor i tyre, Klevis Reshka, për të cilin Gjykata caktoi masën e arrestit me burg. Sipas Prokurorisë, Rreshka kishte pranuar blerjen e agjencisë së bashku me borxhet, por edhe kjo dyshohet si një skemë mashtrimi. 26 persona kallëzuan Makashin në prokurori pasi kishin paguar deri në 20 mijë dollarë për të marrë një vizë kanadeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *