E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Gent i rikthehet fitoreve, Standard humbja e parë pas një muaji

Pas më shumë se një muaji ku kishte arritur tre fitore dhe një barazim, Standarti pëson humbjen e pare. Ne “Gelamko Arena” ne sfidën e transmetuar ne platformën Tring, skuadra nga Liezhi u mund nga Gent 1-0  ne javën e 14 te kampionatit belg te futbollit.

 

Reklamë

Tre pike te rëndësishme për vendasit te cilët jo vetëm ju kthyen fitoreve por ju larguan sadopak zonës se ftohte tre rënies nga kategoria. Nje fillim i vrullshëm për te zotet e shtëpisë te cilët ushtruan presion ne portën kundërshtare duke ju afruar shume golit me rastet e Dezhager dhe Samuel Kalu.

 

Pas gati 25 minutave te mira për vendasit , miqtë arritën te gjenin ekuilibrat duke filluar te rrezikonin drejt portës  kundërshtarë. Fillimisht tentoi Orlando sa, e me pas laifis por edhe razvan marin. Pas një pjese te pare te mbyllur pa gola, me fillimin e te dytës Gent arriti te gjente golin e avantazhit.

 

Ne minutën e 50 pas një iniciative te Dezhager, ishte kolumbiani  Machado qe këmbënguli nga e majta duke krosuar drejt Kravcuk. Ne zone ukrainasi shtatlarte nuk e pati te vështire qe me koke te çonte topin drejt rrjetës. Skuadra e Rikardo Sa Pinto ne sulm ne kërkim te barazimit te shifrave dhe një moment mund ta kishin arritur nëse Karlinjo ne minutën e 72 do te ishte i vëmendshëm.

 

Rasti i fundit u takoi vendasve me kapiteni Asare por gjuajtje u prit nga meksikani Ochoa. 1-0 rezultati përfundimtar  me Standardin qe mbetet ne mesin e tabelës, tashme 1 pike me shume se Gent.

Vazhdo të lexosh

Reklamë