E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 36 minuta më parë
Sport

Reali “mbret” për herë të 36, madrilenët shpallen kampionë, Girona mund Barcelonën

Real Madrid fitoi titullin numër 33 në  historinë e kampionatit spanjoll. Madrilenët e festuan këtë trofe përpara kohe pasi mundën në fushën e tyre Gadiz me rezultatin 3 me zero.

Skuadra e Ancelotit u favorizua edhe nga humbja 4 me 2 e Barcelonës në fushën e Gironas.

Los Blancos kanë tashmë 13 pikë avantazh kundrejt Gironas, ndërkohë që kanë mbetur edhe 12 pikë në lojë.

Golat e suksesit të titullit për skuadrën madrilène u shënuan nga Diaz, Beningam dhe Hozelu.

Reklamë

Ndërkohë në krahun tjeter Girona, surpriza e bukur e këtij sezoni  po provon ta mbyllë si forcë e dytë La Ligën.

Ata fituan ndeshjen direkte për këtë sezon kundër Barcelonës me rezultatin 4  me 2.

Pjesa e parë u mbyll 2 me 1 për katalanasit falë golave të Kristersen dhe Levandovskit, mirëpo Girona bëri një përmbysje të madhe në pjesën e dytë, duke shënuar dy herë me Portu dhe një tjeter me Gutierrez.

Vazhdo të lexosh

Reklamë