Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare, ka votuar pak minuta më parë në një qendër votimi në Tiranë.

Ai ka pritur në radhë për të votuar, si gjithë qytetarët e tjerë, por pas votimit ka thënë se “nëse nuk më përzini do të jem ende shtetas shqiptar”.

 

 

De Bizi ose ndryshe i njohur nga shqiptarët si “Gani Abazi”, ka thënë para gazetarëve se ishte i qartë në idetë e tij se për kë do të votonte.

 

 

“Kam 5 vjet që jetoj në Shqipëri. E njoh shumë mirë dinamikën e këtij vendi. Nëse nuk më përzini do të jem ende shtetas shqiptar. Isha i qartë në idetë e mia përpara se të votoja. Faleminderit!”,  tha de Biasi. Kjo ishte hera e parë që De Biasi votoi një nga zonat tradicionale në Tiranë, te “Xhamlliku”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *