Subscribe

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet patjetër të marrin një përgjigje pozitive në tetor për hapjen e negociatave.

Në një intevistë për Radion Evropa e Lirë, Mogherini ka theksuar se bashkëpunimi rajonal që kërkohet të nxitet nëpërmjet Procesit të Berlinit, nuk është zëvendësim i procesit të anëtarësimit në BE.

 

FEDERICA MOGHERINI

PERFAQESUESE E LARTE E BE PER POLITIKEN E JASHTME

 

“Nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk marrin vendim, sidomos për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor, mendoj se do të ishte gabim i madh. Vendet e rajonit duhet të dinë se e ardhmja e tyre mund të jetë në Bashkimin Evropian, nëse procesi shkon mirë.”

 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e Bashkimit Evropian, derisa ky i fundit të kalojë nëpër reforma të thella.

Por kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh se pikëpamja e Macron, nuk duhet të shtyjë pranimin e vendeve të Ballkanit në BE.

Ajo shtoi se procesi i pranimit për vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë mjaft i gjatë dhe se dy objektivat nuk duhet të bien ndesh.

Muajin e kaluar, shtetet anëtare të BE-së e kanë shtyrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në tetor, për shkak të hezitimeve të disa vendeve, përfshirë Francën dhe Holandën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *