Një vajzë, 25 vjeçe, mbeti viktimë e një aksidenti të regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Nartë të Vlorës.

 

Mësohet se ajo po udhëtonte me makinë bashkë me një vajzë tjetër në momentin e përplasjes.

 

Shkak për aksidentin e rëndë u bë humbja e kontrollit të mjetit dhe shpejtësia e lartë.

 

Mjeti me të cilin udhëtonin vajzat u përmbys në rrugë.

 

Vajza tjetër, 38 vjeçe, mbeti e plagosur dhe po kurohet në spitalin e Vlorës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *