Subscribe

Vetëm në tre vite, shqiptarët kanë vënë 481 milionë euro depozita në fondet e investimeve. Rënia e interesave të kursimeve bankare, ka bërë që dy banka tregtare në Shqipëri të zhvillojnë disa lloje të investimeve kolektive: Njëra për fondin e pensioneve, tjetra për blerjen e bonove dhe obligacionve të shtetit. Ndërsa fondi Euro Invest, ka të njëjtat kushte, por jep zgjidhje vetëm për qytetarët, të cilët duan të investojnë në këtë monedhë. Lulëzimi kësaj mënyre të re për të kursyer dhe shtuar paratë ka bërë që qeveria të ndërmarrë një nisme ligjore të posaçme për të mbrojtur qytetarin nga rreziku. Këshilli i Ministrave ka depozituar në kuvend një projektligj i cili detyron këto shoqëri financiare të ngrenë struktura të posaçme për administrimin e riskut. Por çfarë do të thotë kjo? Nëse bankat një pjesë të mirë të parave të depozitave e japin kredi, ato kanë disa struktura për të ndjekur huanë nëse nuk kthehet, për të marrë paratë mbrapsht dhe po ashtu edhe për të ekzekutuar pronën e lënë peng nga kredimarrësi, ndërsa fondi i investimeve nuk i ka këto njësi.

Projektligji e vë theksin mbi detyrimin e shoqërisë administruese për krijimin e sistemit për administrimin e riskut, dhe zbatimin e procedurave të përshtatshme për administrimin e tij si dhe i atribuon AMF-së kompetencën e nevojshme për të miratuar një kuadër të plotë rregullash për administrimin e risqeve, në situata normale tregu dhe situata të stresit financiar. Ky proces i administrimit të riskut është i rëndësishëm për mbrojtjen e investitorëve nga risqet, ndaj të cilave janë të ekspozuar SIK-et, gjatë kryerjes së veprimtarisë së tyre. Po ashtu një nga mangësitë e fondve është paqartësia lidhur me përfitimin që merr qyetari. Informacioni  që ato japin për këtë kufizohet vetëm në disa fjali:

Kthim i kënaqshëm nga investimi

Fleksibel dhe konvenient:

– Asnje kufizim per t’u terhequr nga Fondi.

– Ju nuk duhet te shpenzoni kohe duke ndjekur ecurinë e ankandeve, maturitetet e titujve qe zotëroni. Menaxhere profesioniste e bëjnë ate për ju.

Fenomeni i kthimit të parave nga bankat në fonde investimi ka bërë që paratë që shqiptarët kanë në formën e depozitave, jo vetëm të mos njohin rritje, por përkundrazi në muajt e fundit rezulton që të jenë në rënie. Normat e interesit si për euron edhe për lekun, tashmë nuk janë më aq atraktive, çka ka bërë që një pjesë e mirë e shqiptarëve të orientohen pranë këtyre fondeve.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *