E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Mbi 10 milionë euro gropë”, humbja që solli tronditje fiananciare për Carlos Alcaraz

Eliminimi nga Ben Shelton në çerekfinalet e US Open nuk është thjesht një tjetër humbje për Carlos Alcaraz.

Për tenistin spanjoll, disfata sjell pasoja të ndjeshme edhe në renditjen ATP dhe në aspektin financiar.

Reklamë

Shelton e mposhti Alcaraz pas një dueli maratonë me pesë sete, duke i dhënë fund mbrojtjes së titullit të fituar një vit më parë.

Në bilancin e periudhës së fundit, Alcaraz ka humbur rreth 7,680 pikë ATP, ndërsa mungesat në disa turne për shkak të dëmtimit në kyçin e dorës kanë rënduar më tej pozicionin e tij në renditje.

Reklamë

Vetëm eliminimi në New York i kushton atij 1,600 pikë në raport me pikët që duhej të mbronte nga triumfi i vitit të kaluar.

Pasojat nuk ndalen te renditja. Sipas përllogaritjeve të raportuara, mungesat dhe rezultatet e fundit kanë sjellë një kosto financiare që arrin në rreth 10.6 milionë euro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë