Subscribe

Zërave kundër daljes se Britanisë nga unioni u eshte bashkuar edhe nje prej institucioneve me te rëndësishme ekonomike, FMN. Ne parashikimin e përvitshëm te tij theksohet se braktisja do te sillte nje efekt negativ ekonomik per vendin, qe do te pësonte goditje ne Prodhimin e Brendshëm Bruto. Britania mund te hyje ne recesion ne vitin 2017 nese braktis Bashkimin Europian. Nese mbetet brenda familjes evropiane GDP eshte parashikuar te rritet me 2,2 perqind duke vijuar trajektoren ngjitëse, por nese largohet do te tkurrej ne 0,8 perqind. Sipas FMN, nga nje dalje e mundshme e Britanise nga unioni, do te prekeshin edhe ekonomia e Gjermanise, Frances, Italise dhe Spanjes, ndonese me pak krahasuar me vende te tjera evropiane. Por ajo qe theksohet eshte se asnje nga ekonomitë evropiane, nuk do te përfitonte nga largimi. FMN thekson gjithashtu se Bashkimi Europian eshte me i rendesishem per Britanine sesa e kundërta. Por largimi do te sillte paqartesi dhe ndërlikime per tregtinë e investimet, prodhimin, tregun e punes dhe financat publike. Nderkaq fushata per referendumin e 23 qershorit do te vazhdoje te jete e pezulluar deri diten e diel. Vendimi u mor par vrasjes se nje deputeteje laburiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *