Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para sulmeve amerikane...

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit nr....

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus,...

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje...

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe...

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo dhe Roberto...

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin...

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit në objektet...

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine Yamal fiton...

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një qytetar

“Shpresë për zgjidhjen e krizës”, Haxhiu: Besoj se javën tjetër VV dhe LDK do të arrijnë dakortësinë për presidentin 

30 Gusht 13:49

Pas dështimit të dy përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së duket se mund të jetë më pranë. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, shprehet optimiste se gjatë javës së ardhshme mund të arrihet një dakordësi politike që do t’i hapte rrugë zhbllokimit të institucioneve.

“Jam optimiste që do të kemi rezultate pozitive dhe presim që kjo të konfirmohet nga Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht nga kryetari i Vetëvendosjes, kryeministri Albin Kurti dhe në anën tjetër kryetari i LDK-së, zoti Lumir Abdixhiku”, tha Albulena Haxhiu, ushtruesja e detyrës së presidentes

Haxhiu kërkoi që marrëveshja të përmbyllet sa më shpejt, duke e konsideruar zgjidhjen e ngërçit politik si të domosdoshme për funksionimin e institucioneve dhe vijimin e proceseve integruese të Kosovës.

“Uroj që marrëveshja të përmbyllet sa më parë, për shkak se është shumë e rëndësishme që të ecin përpara, duke pasur parasysh përgjegjësinë që kemi, reformat që duhet të vazhdojnë, por edhe obligimet që kemi, sidomos në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës, në NATO, por edhe në shumë mekanizma të tjerë. Prandaj, le të shpresojmë që kjo javë që po vjen të jetë vendimtare për procesin e ardhshëm”, shtoi Haxhiu.

Deklaratat vijnë një ditë pas takimit mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pas takimit, Kurti la të kuptohej se palët ende nuk kanë gjetur një emër konsensual për drejtimin e Kuvendit.

Parlamenti vijon të mbetet i pakonstituuar, ndërsa partitë parlamentare janë përfshirë në një përplasje politike që po zgjat formimin e institucioneve të reja. PDK dhe Aleanca kanë kërkuar vijimin e seancës konstituive, ndërsa Vetëvendosje dhe LDK po përpiqen të gjejnë një formulë marrëveshjeje për të kapërcyer ngërçin.

Posted Under:
Aktualitet Anash Kosova

Nga e njëjta kategori

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para sulmeve amerikane ndaj Iranit

më shumë...

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit nr. 3, shoqërohen disa qytetarë

më shumë...

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje pasi flakët “rrethuan” banesat

më shumë...

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para...

11:01

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para...

10:16

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt...

10:13

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen...

10:05

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me...

9:59

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo...

9:45

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga...

9:15

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit...

9:11

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine...

8:51

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet...

8:38

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria,...

8:34

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:27

Vonesa e ambulancës në Vaun e Dejës,...

8:23

“Do të mbetesh i përjetshëm”, Rodrigo De...

8:16

Tension para Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë hyrjen e...

8:03

Si të aplikoni për pensionin e pleqërisë,...

7:50

SHBA godet objektiva të Iranit pranë Ngushticës...

7:17

Kërkohet heqja e vetos në BE, 11...

7:15

Rudiger i thotë lamtumirë kombëtares gjermane, mbrojtësi...

7:00

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • “Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dësh...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 persona pas përpla...
  • Skandal në showbiz-in italian, ish-partneri akuza Belen Rodr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.