Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para sulmeve amerikane...

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit nr....

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus,...

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje...

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe...

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo dhe Roberto...

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin...

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit në objektet...

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine Yamal fiton...

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një qytetar

“Hapni arkivat për të zhdukurit” , Kurti i kërkon Serbisë të ndihmojë në gjetjen e të humburve gjatë luftës

30 Gusht 13:44

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur ,kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi nga Serbia hapjen e arkivave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së Kosovës.

Kurti rikujtoi zotimin e Serbisë për bashkëpunim në këtë drejtim, duke vënë theksin te dosjet e Ushtrisë Jugosllave dhe veçanërisht te ato të Brigadës së Motorizuar 37, e cila, sipas tij, ka kryer masakra në Kosovë.

“Mos harrojmë edhe deklaratën e 2 majit të vitit 2023, me të cilën Serbia zotohet që do të bashkëpunojë për hapjen e arkivave në mënyrë që të zbardhet e vërteta. Më duhet ta ritheksoj që një ndër dosjet më të rëndësishme që të deklasifikohet është ajo e brigadës së motorizuar ushtarake të Ushtrisë Jugosllave 37, e cila ka kryer shumë masakra në Kosovë e posaçërisht në Drenicë”, tha Kurti. 

Kurti tha se Kosova nuk mund të presë deri në vitin 2044, kur sipas afateve të klasifikimit pritet të hapen këto dokumente. Ai kërkoi njëkohësisht edhe trysni nga Bashkimi Evropian ndaj Beogradit, duke argumentuar se Serbia synon anëtarësimin në BE dhe përfiton fonde të konsiderueshme nga Unioni.

Kreu i ekzekutivit në detyrë e lidhi gjithashtu klasifikimin e dosjeve me vitin 2014, kur presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishte ministër i Mbrojtjes.

 “Nuk mund të presim deri në vitin 2044 që të hapen këto arkiva. Ato do të duhej që të hapeshin që dje, që pardje. Ndërkohë që janë klasifikuar pikërisht në vitin 2014, atëherë kur presidenti aktual i Serbisë, Vuçiç, ishte ministër i Mbrojtjes dhe ishte gjithashtu dhe koordinatori i shërbimeve sekrete informative. Tash merreni me mend, ky që është presidenti i Serbisë sot, në vitin 2014 kur janë klasifikuar dosjet e Ushtrisë Jugosllave që kanë kryer krime në Kosovë, e në veçanti e brigadës së motorizuar 37, ka qenë ministri i Mbrojtjes dhe koordinatori i shërbimeve informative dhe sekrete të Serbisë”, u shpreh Albin Kurti. 

Çështja e të pagjeturve mbetet një nga plagët më të rënda të luftës në Kosovë. Kurti tha se janë ende mbi 1 mijë e 500 persona të zhdukur, ndërsa familjet e tyre vijojnë të jetojnë mes ankthit dhe pasigurisë për fatin e të afërmve.

Ndërkohë, operacionet e kërkimit vijojnë në veri të Kosovës. Në fshatin Kalludër të Vogël, në komunën e Zubin Potokut, institucionet vendore po kryejnë gërmime pas dyshimeve për ekzistencën e një varreze masive nga lufta. Deri tani, në zonë janë identifikuar disa vende  me mbetje mortore.

Posted Under:
Aktualitet Anash Kosova Rajoni
Tagged:
kosove kurti Serbi

Nga e njëjta kategori

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para sulmeve amerikane ndaj Iranit

më shumë...

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit nr. 3, shoqërohen disa qytetarë

më shumë...

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje pasi flakët “rrethuan” banesat

më shumë...

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para...

11:01

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para...

10:16

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt...

10:13

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen...

10:05

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me...

9:59

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo...

9:45

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga...

9:15

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit...

9:11

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine...

8:51

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet...

8:38

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria,...

8:34

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:27

Vonesa e ambulancës në Vaun e Dejës,...

8:23

“Do të mbetesh i përjetshëm”, Rodrigo De...

8:16

Tension para Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë hyrjen e...

8:03

Si të aplikoni për pensionin e pleqërisë,...

7:50

SHBA godet objektiva të Iranit pranë Ngushticës...

7:17

Kërkohet heqja e vetos në BE, 11...

7:15

Rudiger i thotë lamtumirë kombëtares gjermane, mbrojtësi...

7:00

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • “Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dësh...
  • Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja kush emërohet
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 persona pas përpla...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.