Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 September 2026
Vizion fokus

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet një banesë,...

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis marshimi në...

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i madh edhe...

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës, flakët u...

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata vijon të...

Azia në alarm për Hormuzin

Nuk ka qetësi për Mehmetin! Pasi e regjistroi në...

Nga babai te Cristiano Ronaldo, Albion Rrahmani zbulon njerëzit...

Fier/ Policia në ndihmë të banorëve të rrezikuar nga...

Një shkëndijë me kosto të larta, duhen miliarda lekë për dëmin mjedisor, sistemimin e tokës dhe për fidanët e rinj

30 Gusht 12:09

Një veprim kaq i vogël mjafton për të ndezur këtu një vatër të madhe zjarri dhe për të shkaktuar më pas një dëm të konsiderueshëm mjedisor. Vetëm në vitin 2025, në vend ishin aktive 282 vatra zjarri, të cilat dogjën një sipërfaqe prej afro 15 mijë hektarësh. Sipas Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, shkaktarët kryesorë të këtyre vatrave ishin aktiviteti njerëzor dhe temperaturat ekstreme, ndërsa vlera e dëmit e tejkalon shifrën e 7 miliardë lekëve.

Pisha, ahu, dushku, lisi, por edhe bredhi dhe gështenja u dogjën masivisht vjet. Që këto sipërfaqe të djegura të rikthehen në jetë, do të duhen dekada.

“Shumë vite, dekada, pyjet që na janë djegur në njësinë Skërnderbegas kanë qenë pyje prej 7-8 dekadash”, tha Besian Ajazi, kryetar i Bashkisë së Gramshit

Një nga bashkitë më të prekura vitin e shkuar nga zjarret ishte ajo e Gramshit. Por rigjenerimi i zonave të shkrumbuara gjatë verës së 2025 nuk ka nisur ende.

“Gjatë kësaj periudhe ne kemi mbjellë më shumë se 7-8 hektarë pyje, në bashkëpunim me aktorë lokalë, por edhe kombëtarë. Vetëm gjatë periudhës janar-mars kemi mbjellë më shumë se 15 mijë rrënjë, ndëra gjatë periudhës 2025-2026 janë afro 35 mijë fidanë të mbjellë në zona të prekura vite më parë nga zjarret. Ndërsa për zjarret e rëna vitin e kaluar jemi në fazën që sapo na ka ardhur nga ministria e linjës miratimi i planit të shfrytëzimit në këto zona dhe për pak ditë do të nisim edhe procedurën e ankandit, që do të thotë largimi i druve të djegur nga masivet pyjore dhe më pas do të bëjmë mbjelljen e fidanëve të rinj”, shtoi Ajazi.

Për mbjelljen e fidanëve të rinj në këto sipërfaqe të djegura bashkitë zakonisht pranojnë dhurime nga sipërmarrës.

“Bashkia ka bashkëpunuar me operatorë ekonomikë, me sipërmarrës të ndryshëm, në disa raste ne kemi financuar, në raste të tjera kemi bashkëfinancuar. Pjesa më e madhe e tyre është bashkëpunim i bashkisë me dhurues, vijnë si donacione”, tha kryebashkiaku i Gramshit.

Agjecia Kombëtare e Pyjeve thotë se viti 2025 ishte ndër më problematikët për zjarret në Shqipëri krahasuar me dekadën e fundit. Sipërfaqja e djegur dhe numri i zjarreve janë ndër më të lartat që nga viti 2017. Dëmet më të theksuara janë evidentuar në zonat me pishë, për shkak të ndezshmërisë së lartë të halave dhe rrëshirave, të cilat favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve dhe përkeqësojnë gjendjen e ekosistemit pyjor.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Dëm Ekonomik Pyjet zjarr

Nga e njëjta kategori

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet një banesë, rrezikohen të tjerat

më shumë...

Zjarret në disa zona të vendit, FA në terren për shuarjen e flakëve, evakuohen 10 familje në Fier

më shumë...

Panik te pushuesit në Velipojë, përfshihet nga flakët një hotel

më shumë...

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata vijon të jetë problematike, të dënohen maksimalisht zjarrvënësit!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:36

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet...

9:25

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis...

9:19

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai...

9:07

Zjarret në disa zona të vendit, FA...

8:58

Panik te pushuesit në Velipojë, përfshihet nga...

8:55

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i...

8:49

Nga lodhja te mpirja e këmbëve, ja...

8:43

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës,...

8:41

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata...

8:27

Azia në alarm për Hormuzin

8:22

Zjarri në Fier, Ministria e Shëndetësisë: Tre...

8:21

Nuk ka qetësi për Mehmetin! Pasi e...

8:03

Nga babai te Cristiano Ronaldo, Albion Rrahmani...

7:57

Fier/ Policia në ndihmë të banorëve të...

7:48

Përplasja mes agjentëve në Ukrainë, ndërhyn Zelensky

7:32

Rama fton qytetarët të adresojnë problemet: “PRANIA...

7:04

“Këtu në Levan s’kemi as ujë, jo...

6:57

“Unë erdha te partia të zgjidh hallet...

6:53

Zjarri në Levan, flakët u afrohen banesave,...

6:40

“Këta të gjithë vjedhin, bashkëpunojnë”, banorët nisin...

Më të klikuarat

  • Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “m...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Aksident në aksin Elbasan–Peqin, makina me shpejtësi përplas...
  • Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Angli, burg për...
  • “Sheiku i Basteve” ekzekutohet brenda palestrës, kamerat fil...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.