Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para sulmeve amerikane...

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit nr....

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus,...

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje...

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe...

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo dhe Roberto...

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin...

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit në objektet...

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine Yamal fiton...

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një qytetar

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë, ngrihet Prania Diplomatike Virtuale, Hoxha: Shteti shkon pranë qytetarit!

30 Gusht 14:05

Shërbimet konsullore për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit pritet të hyjnë në një fazë të re dixhitale. Lajmin e konfirmoi këtë të dielë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, duke njoftuar se shumë shpejt do të krijohet Prania Diplomatike Virtuale, një pikë e vetme digjitale për informacion dhe shërbime konsullore edhe në vendet ku Shqipëria nuk ka përfaqësim diplomatik fizik.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Hoxha e cilësoi shërbimin konsullor si një histori suksesi, që sipas tij lidhet jo vetëm me transformimin teknologjik, por edhe me përmirësimin e mënyrës, cilësisë dhe shpejtësisë së ofrimit të shërbimeve.

Sipas ministrit, gjatë periudhës 2017-2026 janë administruar 1 milionë e 378 mijë shërbime konsullore. Ai bëri të ditur gjithashtu se nga viti 2019 deri në qershor 2026 janë administruar 4 milionë e 300 mijë legalizime, ndërsa që prej vitit 2021 janë regjistruar mbi 203 mijë aplikime për e-Visa

Hoxha tha se angazhimi i Ministrisë është të thjeshtojë më tej procedurat dhe ta afrojë shërbimin sa më shumë me qytetarin.

“Konkretisht, po punojmë për realizimin e një Asistenti Virtual, i cili, nuk do të ketë orar, përgjigjet në çdo kohë e për çdo pyetje dhe kudo, dhe të orientojë kërkuesit drejt shërbimit. Në çdo shërbim konsullor do të vendoset një QR Code për të vlerësuar shërbimin dhe për çdo ankesë të mundshme. Qytetari të mos jetë jetë vetëm përfitues i shërbimit, por edhe vlerësues i tij. Me një fjalë, duam të dimë si po punojmë dhe si të përmirësojmë”, tha Hoxha. 

Ai njoftoi gjithashtu krijimin e Pranisë Diplomatike Virtuale, e cila do të shërbejë si një pikë e vetme digjitale për informacion dhe shërbime konsullore për qytetarët që ndodhen në vende ku Shqipëria nuk ka përfaqësi diplomatike.

“Duam të kalojmë nga praktika kur qytetari shkon te shteti, te ajo ku shteti shkon dhe është gjithnjë pranë qytetarit”, tha Hoxha.

Ndërkohë, drejtoresha e Çështjeve Konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Irida Laçi, bëri të ditur se aktualisht ofrohen online 32 shërbime konsullore. Sipas saj, 22 prej tyre nuk kërkojnë detyrimisht praninë fizike të qytetarit dhe, aty ku natyra e shërbimit e lejon, dokumentet mund të dërgohen edhe me postë.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus, Shqipëria qëndron përkrah Berlinit

më shumë...

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshimin

më shumë...

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një qytetar

më shumë...

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria, palët shtyhen fizikisht

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para...

11:01

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para...

10:16

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt...

10:13

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen...

10:05

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me...

9:59

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo...

9:45

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga...

9:15

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit...

9:11

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine...

8:51

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet...

8:38

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria,...

8:34

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:27

Vonesa e ambulancës në Vaun e Dejës,...

8:23

“Do të mbetesh i përjetshëm”, Rodrigo De...

8:16

Tension para Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë hyrjen e...

8:03

Si të aplikoni për pensionin e pleqërisë,...

7:50

SHBA godet objektiva të Iranit pranë Ngushticës...

7:17

Kërkohet heqja e vetos në BE, 11...

7:15

Rudiger i thotë lamtumirë kombëtares gjermane, mbrojtësi...

7:00

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • “Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dësh...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 persona pas përpla...
  • Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja kush emërohet
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.