E martë, 27 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aktivizohen 3 vatra zjarri në Shkopet, zjarrfikësit drejt vendngjarjes

Tre vatra zjarri janë ndezur thuajse njëkohësisht në malin e fshatit Madhesh në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë Mat këtë të dielë.

Zjarret mësohet se janë aktivizuar në një zonë që edhe më parë është djegur, ndërsa terreni i thepisur pritet ta bëjë operacionin e vështirë nga toka.

Reklamë

Shërbimi Zjarrfikës dhe ai pyjor i bashkisë Mat janë nisur drejt vendngjarjes për të ndërhyrë. Mungesa e rrugës automobilistike bën që operacioni të zhvillohet me pompa uji shpine nga zjarrfikësit dhe me mjete rrethanore.

Edhe më parë kjo zonë është përfshirë nga zjarret, teksa vetëm ndërhyrja nga ajri me helikopter i cili mbushet me ujë në liqenin e Shkopetit arriti ta vinte nën kontroll.

Vazhdo të lexosh

Reklamë