Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron...

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë apo të...

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën 11 persona...

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet për më...

Muçi-Salah dhe gol, tjetër kombinim perfekt i dyshes së...

E rëndë në Malin e Zi, vrasje e trefishtë...

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe heqje shtetësie...

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra mbeten aktive

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të mbijetuar, mbi...

Floriri nuk është vetëm bizhu! Nëse ke kursime investo në ar

19 Tetor 20:51

Çmimi i arit në tregjet ndërkombëtare ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke bërë që të ketë një dyfishim të tij në raport me një vit më parë.

Këto ditë tetori të dhënat flasin se çmimi arriti në 4200 dollar për onz.

Elvis Shera, ekspert i investimeve, argumenton arsyet pse ky çmim është rritur ndjeshëm.

“Tre janë faktorët kryesorë pse ari është shtrenjtuar. Kemi një kërkesë të lartë nga bankat qendrore të cilët blejnë ar. Të dhënat flasin se 1/3 e arit që nxirret nga minierat blihet nga bankat qendrore për efekt rezerve. Faktori i dytë që ka rritur çmimin janë fondet e investimeve. Investitorët, sidomos në perëndim, janë bërë më të ndjeshëm në blerjen e arit. Faktori i tretë, një pjesë e popullsisë është bërë më sensitive për zhvillimet politike dhe gjeopolitike duke investuar në ar. Paralelisht pavarësisht kërkesës së lartë, oferta nuk ka ndjekur kërkesën e lartë dhe për rrjedhojë kemi këtë rritje të çmimit”, tha Shera.

Në Shqipëri pak kush e sheh arin si një formë investimi. Shqiptarët janë tradicionalë në format e tyre të investimit, ku dominon depozita bankare.

Por pse shqiptarët e njohin floririn vetëm si bizhu dhe jo si formë investimi?

“Është problematikë e të gjithë perëndimit. Perëndimi e sheh arin si bizhuteri, kështu e ka parë ndër vite. Në botën aziatike ari përdoret si status, si para, si investim. Pra nuk është fenomen vetëm shqiptar, por cilido që ka një interes të tillë mund të informohet në sistemin bankar lidhur me këtë formë investimi”, tha Shera.

Ari lulëzon në një mjedis me norma të ulëta interesi dhe gjatë pasigurive ekonomike. Por çfarë sugjerojnë ekspertët, çfarë duhet të bëjnë qytetarët në kohë të tilla?

“Investimi në ar është një formë investimi për afat të gjatë. Pra nëse doni para në afat të shkurtër, mos investoni në flori. Rruga më e mirë për këtë lloj investimi është ekspozimi në mënyrë periodike. Në kohë të tilla pasigurie rekomandohet që të mbahet një sasi ari në shtëpi, që në rast nevoje ajo konvertohet në para”, tha Shera në Vizon Plus.

Posted Under:
Anash Ekonomi
Tagged:
ar Bizhu Flori Investim Shera Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja kush emërohet

më shumë...

E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në spital 27-vjeçari (EMRI)

më shumë...

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, ja kush u largua

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:52

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

10:48

Disa mënyra për të minimizuar rrathët e...

10:37

Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja...

10:33

E rëndë, ra në kontakt me energjinë...

10:20

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin...

10:11

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, ja...

10:11

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë...

10:03

Çfarë është ishemia cerebrale?

9:58

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën...

9:38

A i “pastron” veshkat një gotë ujë...

9:18

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet...

9:10

Muçi-Salah dhe gol, tjetër kombinim perfekt i...

8:45

E rëndë në Malin e Zi, vrasje...

8:40

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe...

8:31

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:09

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të...

8:07

Humbi jetën gjatë transportit për në Tiranë...

7:46

Tragjedi në Romë! Gjenden të pajetë në...

7:33

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Tiranë

7:19

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë...

Më të klikuarat

  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.