Subscribe

Një fjalor i gjuhës shqipe për fëmijë, i ilustruar për moshën nga 5 deri në 11 vjeç i përbërë nga 6500 fjalë dhe një tjetër për fëmijët mbi 12 vjeç me mbi 1000 fjalë, vjen për të gjithë nxënësit e moshave shkollore.

 

Autorët e këtyre fjalorëve, Shezai Rrokaj dhe Anila Kananaj kanë ndërtuar një korpus prej rreth 100 milion fjalëformimesh të përbërë nga tekste shkollore dhe letrare.

 

Pjesa më e madhe e këtij korpusi është e shkruar në gjuhën standarde, por nuk mungojnë as dialektizmat.

 

SHEZAI RROKAJ

AUTOR

“Ne kemi bërë një punë shumë praktike, kemi përdorur metoda bashkëkohore ku kemi shfrytëzuar gjithë hapsirën lëndore që këta fëmijë ushtrojnë që nga kopsht deri ne klasë të 10 dhe jemi përpjekur të ndërtojmë një fjalor që është për ta.”

 

 

E veçanta e këtyre fjalorëve është se shpjegimet bëhen përmes perifrazimeve të thjeshta në përshtatje me zhvillimin gjuhësor dhe psikik të secilës grupmoshë.

 

Gjithashtu fjalorët kanë një numër fjalësh dhe shpjegimesh që nuk gjenden në fjalorët shpjegues të shqipes.

 

ANILA KANANAJ

AUTORE

 

“Eshtë një vepër që synon të përdorët në mënyrë praktike nga prindërit, fëmijët por dhe kujdestarët. Kemi pasur gjithashtu parasysh një kategori të veçantë për fëmijët e diasporët apo dhe emigrantët.”

 

Të dy botimet synojnë të përdoren si materiale ndihmëse në institucionet arsimore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *