Subscribe

Dyshja e vajzave rumune dhe dyshja e djemve turq janë fituesit e kampionatit ballkanik të volejbollit të rërës në qytetin e Pogradecit.

 

Rumania u përball në finale me Kosovën, ndërsa Turqia rrëmbeu fitoren në përballjen në fushën e rërës me Moldavinë.

 

Sportiste rumune

 

1- “Ne jemi shumë të lumtura sepse kemi punuar shumë që të fitojmë këtë medalje. Është emocion i veçantë. Ishte një kampionat i vështirë, me garë të fortë por në fund ja dolëm”

 

Sportiste rumune

 

2- “Është hera e 3 që fitoj turneun ballkanik të volejbollit në rërë, mendoj se çelësi i suksesit për fitoren tonë ishte puna në grup, çka u duk dhe në fund. U kënaqem në Pogradec, na mirëpritën dhe organizmi ishte i shkëlqyer”

 

Sportisti turk

 

“Ja arrita. Jam fituesi i kampionatit ballkanik në meshkuj, ishte e vështirë por ja arritëm. Faleminderit qe na mundësuat një garë kaq të bukur”

 

Ky kampionat i këtyre përmasave u rikthye në Pogradec pas më shumë se 20 vitesh, duke sjellë 3 ditë sportive me adrenaline dhe duke mbledhur sportdashës të shumtë nga gjithë Shqipëria.

 

Ky është kampionati i parë që zhvillohet në Pogradec pas marrëveshjes së përbashkët që ka nënshkruar Federata Shqiptare e Volejbollit dhe bashkia e qytetit për të vijuar me të tjera kampionate në të ardhmen, pasi të ketë përfunduar rikonstruksioni i pallatit të ri i lojërave me dorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *