Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë priti besimtarët ortodoksë me meshën e veçantë të Krishtlindjes, një ceremoni e mbushur me lutje dhe adhurime.
Që prej orëve të para të mëngjesit, katedralja hapi dyert për besimtarët, të cilët morën pjesë në ceremoninë kushtuar lindjes së Jezu Krishtit, në një atmosferë reflektimi dhe shprese.
Pas përfundimit të shërbesës, në sallën e pritjes, Imzot Joani, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, ndau urimet me besimtarët e shumtë.
Të krishterët u lutën për më shumë paqe e mbarësi.
Ndërkohë, besimtarët katolikë morën pjesë në meshën e rastit mesnatën e 24 dhjetorit, mes lutjesh dhe nën dritën e qirinjve.
Ata u mblodhën në katedralen “Shën Pali” në kryeqytet për të kremtuar Krishtlindjen, e cila përcjell mesazhe dashurie, shprese dhe bashkimi.
Kjo festë, që shënon lindjen e Jezu Krishtit, mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit kristian./vizionplus.tv





